Kryeministri çek i pari që vaksinohet kundër koronavirusit

0
51

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, është personi i parë në këtë shtet që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Ai është vaksinuar këtë të diel, raporton CNN Prima.

Doza e dytë e vaksinës është dhënë për veteranin e luftës, Emilia Repikova.

Shtetet e BE-së kanë nisur vaksiminim këtë të diel, pas miratimit të përdorimit të vaksinës më 21 dhjetor.

Franca, Spanja, Italia janë ndër vendet e para që kanë nisur procesin e dhënies së Pfizer/BioNTech.