“Me gishtat e duarve ajo ditët i numëron për bijtë në gurbet në heshtje loton”

0
134

Nga Emine Bajrami

Flisni ju flisni
aq lehtë si të doni
se zemrën e nënës
askush se kuptoni.
Me gishtat e duarve
ajo ditët i numëron
për bijtë në gurbet
në heshtje loton.
E motra që sytë i verbohen
për aromën e motrës n’gurbet
e për vëllaun që çdo muaj
në derë ajo e pret.
Malli nuk shuhet me zërin e celularëve
sy më sy pa u shiquar
do çlirohen zemrat e do freskohen
kur me familjarët je përqafuar.
Gurbetçarë ejani
tek familjet se shumë jeni përmalluar
ejani shkelni tokat tuaja
gjithë kanë për t’u gëzuar.
Mos harrojmë të lutemi
Zoti madh këtë gjendje të na e ndryshojë
sa më shpejtë me të dashurit tanë
gjithve të na bashkojë.