Agjencia Europiane e Barnave: Vaksina “Pfizer” me gjasa efikase edhe kundër variantit të ri

0
130

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) deklaroi sot se vaksina e zhvilluar nga “Pfizer/BioNTech” ka gjasa të jetë gjithashtu efikase edhe kundër llojit të ri të COVID-19.

“Ka shumë mundësi që vaksina të ofrojë mbrojtje edhe kundër këtij varianti të ri”, tha Marco Cavaleri, kreu i EMA-s për Strategjinë Biologjike ndaj Kërcënimeve dhe për Vaksinat.

“Tani për tani, ne nuk jemi shumë të shqetësuar”, shto ai.

Ndërsa pranon që agjencia nuk ka ende prova në lidhje me variantin e ri, vaksina ka gjeneruar antitrupa që mund të neutralizojnë variante të ndryshme me mutacione./ATSH