Hapet ekspozita ‘Tirana 100 vjet kryeqytet’ në Prishtinë

0
145

Fondacioni “ALSAR” dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës kanë hapur sot në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë ekspozitën fotografike, “Tirana 100 vjet kryeqytet”.

Ekspozita është hapur në shenjë të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë.

Përmes fotografive të ekspozuara jepen pamjet ndër vitet të transformimit të kryeqytetit shqiptar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe nesër në kryeqytetin kosovar.