Rëndësia e vaksinimit kundër gripit sezonal të pacientët me sëmundje reumatike

0
183

Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

Me ardhjen e të ftohtit – stinës së dimrit ku rastet e gripit fillojnë dhe përhapen çdo ditë e më tepër, për shumë prej nesh mund të vlejë thënja e vjetër – parandalimi është më i mirë se shërimi. Veçanërisht për pacientët me sëmundje inflamatore reumatike mund të vlejë kjo thënje, duke pasur parasysh rrezikun e tyre të rritur të shfaqejse së infeksioneve; një rrezik që komplikohet më tej nga sëmundjet bashkëshoqëruese, të tilla si diabeti ose sëmundja kronike e mushkërive ose veshkave.

Pacientët me sëmundje reumatike, të tilla si artriti reumatoid (AR), kanë një rrezik 1.5–2 herë më të lartë për shtrimin në spital dhe vdekjen nga ndërlikimet e shkaktuara si pasojë e infeksionit të gripit, për shkak të sëmundjes së tyre bazë (kryesore) autoimune dhe trajtimeve me imunosupresive të përdorura për ta trajtuar atë , duke përfshirë glukokortikoidet dhe barnat anti-reumatike modifikuese të sëmundjes (DMARDs) si DMARDsit konvencional dhe bioligjik, sidomos përdorimi i frenuesit JAK tofacitinib mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për pacientët e RA, sipas një studimi të bërë kohëve të fundit për këtë çështje nga profesori Pawar dhe kolegët e tij, duke konkluduar nga hulumtimi i tijë për një rrezik më të lartë për infeksione serioze, të tilla si herpes zoster, krahasuar me DMARDs biologjike.

Vaksinimi duhet të jetë një përparësi për të parandaluar infeksionet serioze në këta pacientë, të cilet janë potencialisht të rrezikuar nga infeksioni me gripin sezonal. Por çka është zhgënjyese, marrja e vaksinës kunder gripit sezonal në këtë komunitet është më e ulët sesa në popullatën e përgjithshme me ndryshime të mëdha që varirojnë midis vendeve të ndryshme. Shkalla e raportuar e imunizimit në pacientët me Artrit rheumatoid (AR) është 25-90% për gripin, shpesh nën 75% të synuar, të propozuar nga Asambleja Botërore e Shëndetit në komunitetet e rrezikuara. Variacioni midis vendit i atribuohet kryesisht ndryshimeve në politikat e vaksinimit; megjithatë, marrja e ulët në pacientët me AR i është atribuar një perceptimi midis pacientëve që vaksinat mund të shkaktojnë përkeqësime të sëmundjes dhe nuk janë efikase, e përbërë nga një normë e ulët referimi nga mjekët e përgjithshëm (Mjekët Familjar).

Për shkak të mosfunksionimit të sistemit imunitar dhe trajtimeve me terapi imunosupresive, pacientët me sëmundje reumatike kanë një aftësi të zvogëluar për të gjeneruar përgjigje të antitrupave mbrojtës. Një mënyrë e mundshme rreth kësaj çështje është të rregullojmë formulimet ekzistuese të vaksinave, në mëmyrë që të rritet doza efektive ose përndryshe t’i bëjmë ato më imunogjene. Profesori universitar Colmegna dhe kolegët e tyre kanë treguar që një version i përdorur i vaksines kunder gripit sezonal me doza të larta të vaksinës është i sigurt dhe shkakton përgjigje më të larta të antitrupave sesa versioni i dozës standarde në pacientët me AR. Vaksina me dozë të lartë është më e shtrenjtë, e cila mund të jetë një pengesë për aplimimin e sajë, por rritja e efikasitetit mund të ketë efekte masive kur rritet në nivelin e popullsisë dhe pa dyshim mund të jetë me kosto-efektive nëse zvogëlohen shtrimet në spital.

Në vitin 2019, Lidhja Evropiane Kundër Reumatizmit (EULAR) azhurnoi (përditësuan) rekomandimet e tyre të vitit 2011 për vaksinimin tek pacientët e rritur me sëmundje reumatike inflamatore autoimune. Ata ndërmorën katër rishikime sistematike për të ekzaminuar incidencën e infeksioneve të parandalueshme në pacientë të tillë: efikasitetin, imunogjenicitetin dhe sigurinë e vaksinave në këtë popullatë; efekti i barnave anti-reumatike në përgjigjet e vaksinave; dhe ndikimi i vaksinimit të anëtarëve të familjes tek pacientët.

Parimet kryesore të rekomandimeve theksojnë rëndësinë e vendimmarrjes së përbashkët midis pacientit dhe mjekut-reumatolog dhe diskutimin e vaksinimit mbi bazë vjetore. Konsultimi me një reumatolog është ideal duke pasur parasysh njohuritë e tyre të hollësishme të historisë së pacientëve, të tilla si efekte të padëshiruara ose përkeqësime pas vaksinimeve të mëparshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh që këshillat e mjekëve janë treguar të jenë përcaktuesi më i madh i marrjes së vaksinave. Rekomandimet gjithashtu avokojnë vaksinimin kur sëmundja është në remison dhe para imunosupresionit të planifikuar. Ekzistojnë të dhëna konfliktuale për efektin e DMARDsve konvencionale dhe biologjike në imunogjenitetin e gripit dhe vaksinave të tjera. Të dhënat më të mira ekzistojnë për ilaçin rituximab që shkatërron qelizat B, i cili është i dëmshëm për efikasitetin e vaksinës.

Hulumtimet eshe në vitin 2020 janë duke vazhduar për të hequr dyshimet (paqartësit) se si koha e trajtimit mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinës në pacientët me sëmundje reumatike. Një provë e kontrolluar rastësisht në pacientët me AR tregoi se ndërprerja e methotrexate përmirësoi përgjigjet e vaksinës, pa asnjë ndryshim midis ndërprerjes së ilaçeve 2 ose 4 javë dhe pa rritje rezultuese të aktivitetit të sëmundjes. Një pushim minimal prej 2 javësh nga methotrexate ishte më kritik sesa koha totale e kaluar midis dozës së fundit të ilaçit dhe vaksinimit, sipas një analize post-hoc të këtij studimi, duke sugjeruar që efektet e metotreksatit në imunitetin humoral ndodhin shpejt, pavarësisht nga efekte të ngadalta në artrit. Sidoqoftë, EULAR ende nuk rekomandon ndalimin e trajtimit me metotreksat para ose pas vaksinimit për gripin sezonal.

Megjithëse EULAR nuk ka marr një qëndrim për vaksinimin e të gjithë pacientëve me sëmundje reumatizmale (duke pasur parasysh mungesën e provave bindëse epidemiologjike për të justifikuar vaksinimin e përgjithshem), çështja mbetet ende e paqarte dhe diskutabile.

Megjithate vendimi që vaksinimi me vaksinen kundër gripit sezonal duhet të mbrohet fuqishem dhe të rekomandohet apo dhe te kundërshtohet nga reumatologër dhe mjekër familjarë për pacientët me sëmundje reumatike!

Konsultimi me Ruematologun tuaj, për vaksinimin apo jo me vaksinen kundër gripit sezonal, është vendimi më i mirë!!!