Thyhet armëpushimi në Nagrono-Karabakh, palët akuzojnë njëra-tjetrën

0
99

Zyrtarët armenë dhe azerbajxhanas të shtunën akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshje paqeje që përfundoi gjashtë javët e luftimeve të ashpra në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Udhëheqësi i Azerbajxhanit kërcënoi të shtypte forcat armene me një “grusht të hekurt”.

Përplasjet e reja shënojnë shkeljen e parë të rëndësishme të marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, pas së cilës Azerbajxhani ka rimarrë kontrollin mbi pjesët e Nagorno-Karabakh dhe tokave përreth të cilat ishin mbajtur nga forcat armene për më shumë se një çerek shekulli, shkruan The Guardian.

Paqeruajtësit rusë të vendosur në rajon për të monitoruar marrëveshjen e paqes raportuan një shkelje të armëpushimit në rajonin e Gadrut të premten. Raporti i lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk caktoi se kush ishte fajtori.

Gjatë ditës, Ministria armene e Mbrojtjes akuzoi gjithashtu që ushtria azerbajxhanase zhvilloi një sulm të shtunën në jug të Nagorno-Karabakh.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, reagoi të shtunën duke fajësuar Armeninë për përplasjet e reja.