OBSH publikon sëmundjet më vdekjeprurëse gjatë 2019-2020

0
123

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi së fundmi raportin me sëmundjet më vdekjeprurëse për periudhën 2019-2020, ku thuhet se 7 nga 10 sëmundjet kryesore të vdekjeve në rang global janë sëmundje jo-ngjitëse.

Sëmundjet e zemrës kanë mbetur shkaku kryesor i vdekjeve në nivelin global për 20 vitet e fundit, por tani ky grup-sëmundjesh po vret më shumë njerëz se kurrë më parë. Numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës u rrit me më shumë se 2 milionë që nga viti 2000, në gati 9 milionë në 2019. Sëmundjet e zemrës përfaqësojnë 16% të vdekjeve totale.

Sëmundja e Alzheimerit dhe format e tjera të demencës janë ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, duke u renditur e 3-të si në Amerikë dhe Evropë për vitin 2019. Gratë preken në mënyrë disproporcionale: globalisht, 65% e vdekjeve nga Alzheimer dhe format e tjera të demencës janë gra.

Vdekjet nga diabeti u rritën me 70% në të gjithë botën midis periudhës 2000 dhe 2019, me një rritje prej 80% të vdekjeve te meshkujt.

10 sëmundjet më vdekjeprurëse

1. Sëmundjet e zemrës
2. Goditjet në tru
3. Sëmundje pulmonare obstruktive kronike
4. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes
5. Kushtet neonatale
6. Kanceri – trake, bronk, mushkëri
7. Sëmundja e Alzheimer dhe llojet e demencës
8. Sëmundjet diarreale
9. Diabeti
10. Sëmundjet e veshkave