Nesër eklipsi i plotë diellor, Toka do të errësohet për disa minuta

0
944

Eklipsi i përgjithshëm diellor, i cili do të jetë i fundit për vitin 2020 do të ndodhë ditën e hënë, por do të jetë i dukshëm në Amerika e Jugut, Oqeanin Atlantik dhe Afrikën e Jugut.

Një eklips diellor i plotë ndodh kur Hëna bllokon plotësisht diskun e Diellit, siç shihet nga toka. Eklipsi i fundit i plotë diellor ka ndodhur më 2 korrik 2019.

Sakaq, në vitin 2021 do të ketë katër eklipse, një hënë e plotë në 26 maj, një eklips diellor në 10 qershor, një hënë e pjesshme midis datave 18 dhe 19 nëntor dhe një ekip diellore totale në 4 dhjetor.

Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, por nuk ndodhin çdo muaj shkruan kultplus.

Eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës.

Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, por mund të kemi 3 dhe 4.