Emblema e qytetit të Shkodrës, nisin punimet restauruese në kalanë e Rozafës

0
57

Në kalanë e Rozafës në Shkodër ka nisur puna për restaurimin e saj për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila ka publikuar foto nga punimet që po kryhen në këtë Kala.

“Kalaja e Rozafës është kurora dhe emblema e qytetit të Shkodrës. Tashmë ka nisur puna në zbatimin e projektit për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë. Në hartimin e këtij projekti, specialistët e DRTK Shkodër janë konsultuar me dokumentacionin arkivor fotografik, sipas të cilit kjo pjesë e murit rezultonte e dëmtuar që nga fillimi i shek.XX. Kishte ardhur koha e restaurimit si për të siguruar monumentin, ashtu edhe nga ana estetike”, shprehet Margariti.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër që rrethohet nga lumi Drin,Kiri dhe Buna. Muret e kësaj kalaje rrethojnë pjesën e sipërme të kodrës në të cilën ndodhet kjo kala. Kalaja e Rozafës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948. Gjurmët e mureve të kësaj kalaje Ilire datojnë që nga shekulli I III para Krishtit./ATSH