Gjyshja ime

0
272
nga Lea Ypi-
Gjyshja ime Leman Ypi 13 vjeç ishte e vetmja vajzë në Liceun Francez të Selanikut.
Cigaren e parë e tymosi kur ishte 15.
18 vjeçe, mori medalje ari për rezultatet më të mira në mësime.
Kur u bë 20 qe’ e para femër në administratën shtetërore shqiptare.
22, Këshilltare e Kryeministrit.
28, bashkëshorte e një të burgosuri politik.
30, u dëbua.
32, nisi të punojë në kampet e punës në internim.
40, shumë prej fisit ë saj u dënuan me vdekje, u vetvranë, të tjerë përfunduan në çmendina, në ekzil, ose në burg.
60, pothuajse vdiq.
87, humbi birin e vetëm.
Gjyshja më mësoi se dinjiteti s’ka lidhje me paratë, favoret, titujt. Më mësoi të jem modeste, të bëj çfarë është e dobishme, dhe jo të pres të shpërblehem. Ajo më mësoi të mos mposhtem edhe kur më duket se kam humbur gjithçka.
Kur e pyeta Gjyshen nëse ishte Zoti që e kishte ndihmuar në udhën e saj, mu përgjigj se nuk e dinte çfarë ishte Zoti, por kishte besim në ndërgjegjen e saj.
Gjyshja ime ishte tepër krenare dhe gjithmonë e qetë. Ajo më mësoi gjuhën frënge. Kur vinin miq, bënte shaka të këndëshme dhe na mësonte Valz.
Ajo rrinte gjithmonë zgjuar kur isha e sëmurë ose kur punoja deri vonë.
Gatuante Kekun më të shijshëm në botë.
E donte një Whiskey të mirë.
Sa herë ndjehem e sëkëlldisur pyes veten se çfarë do bënte apo do thoshte Gjyshja ime në ato rrethana të vështira.
Kur ndjehem e lumtur, më pushton dëshira lumturinë ta ndaj me Gjyshen time.