Uebinar mbi rëndësinë e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut

0
45

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, do të organizojnë një uebinar virtual për të diskutuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut të bëra këtij projektligji.

Ngjarja do të përqëndrohet në rëndësinë e miratimit të Ligjit në përputhje me Rekomandimet e Komisionit të Venedikut të bëra më 25 qershor 2018 që do të siguronin transparencën dhe llogaridhënien e partive politike. Vemendje e veçantë do t[I kushtohet organizmit institucional që do të monitorojë zbatimin e legjislacionit, raportimin dhe auditimin si dhe sanksionimet relevante.

Z. Hekuran Murati, Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës, Z. Tomáš Szunyog, Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Znj. Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Zgjedhor do të hapin këtë ngjarje me fjalimet e tyre.

Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyren e Kryeministrit do të jep një pasqyrë të Projektligjit dhe Opinionin e Komisionit të Venecias që do të pasohet nga prezantimet e qëndrimeve mbi Projektligjin nga partitë politike parlamentare. Të ftuar janë edhe organizatat përkatëse të shoqërisë civile dhe ato ndërkombëtare. Në fund do të ketë një seancë Pyetje & Përgjigje.

Ky uebinar organizohet me mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) në Kosovë dhe Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor (SIDA) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun përmes linkut në Zoom dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e FB dhe Youtube të UNDP-së.