Monoliti i tekdukshëm zbulohet në ishullin anglez të Wight

0
197

Misteri vijon të thellohet. Pas Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane, një monolit misterioz u gjet gjithashtu në ishullin anglez të Wight.

BBC raporton se struktura vezulluese me një sipërfaqe reflektuese u zbulua në plazhin e njohur Compton. Objekti është mbi dy metra i gjatë dhe rreth 60 centimetra i gjerë.

“Shumë njerëz kaluan pranë saj dhe e injoruan. Është tepër e lezetshme”, tha gruaja që e pa për herë të parë atë, transmeton ‘a2news.com’.

Objekte të ngjashme janë zbuluar gjithashtu kohët e fundit në Utah, Kaliforni dhe Rumani. Në mediat sociale flitet shumë për këto monolite dhe ka nga ata që i konsiderojnë si punë të përkohshme nga një ose më shumë artistë, të cilët pas një kohe i zhdukin, siç ndodhi në Utah.