Masa të reja kufizuese kundër COVID-19 në Danimarkë

0
61

Danimarka do të njoftojë sot masa të reja kufizuese përballë nivelit të lartë të epidemisë së COVID-19, njoftoi sot kryeministrja, Mette Frederiksen duke përmendur një projekt gjysmë-kufizues, në tre qytetet e mëdha daneze.

“Në bazë të rekomandimeve që marrim nga autoritetet, ne kemi përgatitur gjatë fundjavës një gjysmë-kufizim të shënjestruar dhe gjeografik”, theksoi shefja e qeverisë në një fjalim video të publikuar në rrjetet sociale.

Këto masa do të përfshijnë zonat më të prekura të vendit skandinav, si Kopenhagën dhe disa bashki përreth, si dhe dy qytetet kryesore të Danimarkës, Aarhus (perëndim) dhe Odense.

“Ne duhet të frenojmë infeksionin para Krishtlindjeve”, konfirmoi ajo, ndërkohë që Danimarka njoftoi dje një rekord ditor prej 1 745 raste në 24 orë.

Këto masa pasuan një serë masash kufizuese të marra më parë në fund të tetorit në fillim të valës së dytë që goditi Europën./ATSH