Floyd Mayweather i rikthehet boksit – do të ndeshet me yllin e YouTubes, Logan Paul

0
61

Rikthimit i Mike Tyson në ring ndaj Roy Jones Jr në aspektin financiar ishte më i mirë se dueli i dytë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.

Duket se nga kjo është joshur Floyd Mayweather, cili ka njoftuar se do t’i rikthehet edhe një herë boksit.

Këtë herë amerikani do të ndeshjet në shkurtin e 2021 ndaj Logan Paul. Paul është një ylli i njohur i YouTubes, i cili ka vetëm një meç profesional në boks, atë ndaj Olajde Olatunji, i njohur si KSI.

Dueli prite të ketë të ardhura të mëdha, pasi jo shpesh herë shikojmë një yll të YouTubes të ndeshjet me një kampion boksi.

Mayweather u pensionua nga boksi në 2015, por dy vite më vonë u rikthye për duelin ndaj Conor McGregor. /Telegrafi/