Luksemburgu, vendi i parë që mundësoi transport publik falas

0
248

Luksemburgu është vendi i parë në botë që mundësoi transport publik falas për të gjithë. Ky vendim është marrë nga koalicioni qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel.

Biletat kushtonin rreth 2 euro, ku në një qytet të vogël mbulonte pothuajse të gjithë udhëtimin. Për të funksionuar sistemi i transportit në Luksemburg kushtonte rreth 1 miliard euro në vit, por si rezultat i ofertave koncesionare çmimet janë vetëm 30 milionë euro në vit.

Ky vendim erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik.

Edhe në disa qytete të mëdha të SHBA-së, ofrohet transporti falas në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkimi i rrugëve.