Shpresa Loshaj, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2020

0
152

Lëvizja FOL edhe këtë vit ka ndarë Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2020, i cili në këtë vit iu nda znj. Shpresa Loshaj nga Deçani.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore e Lëvizjes FOL tha se këtë çmim, FOL e ndanë për herë të 12-të, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave të njeriut të vendit tonë. “Shpresa ka dëshmuar se vërtet mund të bëhet punë e mirë nëse ke guxim dhe nuk ke frikë nga pushtetarët që tentojnë të të heshtin, por në të njëjtën kohë Shpresa ka dhënë shembull për të gjithë se duhet të ketë vendosmëri që gjërat të shkojnë deri në fund. Ajo sot dorëzoi tri padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Ministrinë e Ambientit për lejet e Kelkosit”, tha Demolli-Nimani.

Leonora Kryeziu, kryesuese e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se është nder i veçantë që edhe kësaj radhe me nda këtë Çmim i cili ka të bëjë me një temë shumë të veçantë, siç është mbrojta e ambientit, ”Ajo çka ka bërë Shpresa ka kaluar të  gjitha iniciativat të cilat janë marrë deri më sot, dhe ka zgjuar vetëdijen e secilit për mbrojtje të ambientit” tha ajo.

znj. Shpresa Loshaj fituese e çmimit falënderoi Lëvizjen FOL për çmimin dhe tha se ky sukses i‘u atribuohet të gjithë pjestarëve të shoqërisë civile të cilët më kanë mbështetur në këtë iniciativë.

Shpresa Loshaj gjatë tërë këtij viti u angazhua për mbrojtjen e lumit në grykë të Deçanit dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës përmes reagimeve të shumta duke shkruar letra politikanëve të Kosovës, duke avokuar në media në mbrojte të Grykës së Deçanit nga kompania Kelkos. Ajo ka ngritur këtë çështje në Asamble Komunale të Deçanit, në Komisionin Hetimor Parlamentar, në mënyrë që të ngritët si çështje në parlamentin e Carinthia të Austrisë, nga vjen Kompania Kelkos. znj. Loshaj, përmes angazhimit të saj e ka ngritë çështjen e shkatërrimeve në Zallë të Rupës në media si vendore edhe ndërkombëtare. Shpresa me angazhimin e saj ka arritur të dërgojë në vend të ngjarjes Kryeparlamentaren e Kosovës, Grupin e Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës, Komisionin Hetimor Parlamentar, ekspert nga vendi dhe rajoni si dhe shoqërinë civile nga Austria dhe Kosova.