Krusha proteston nesër kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasic

0
88

Nga Selami Hoti

Të dashur/a familjarë/e nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera për rreth dhe nga gjithë Kosova.
Ju ftoj nesër që të dalim nesër në ora 11:00,në protestë të qetë bashkë me familjarë nga Krusha e Vogël para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Kjo, për arsye të uljes përgjysëm të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasic njëri nga kriminelët e luftës përgjegjës për vrasjen, djegien dhe hudhjen në lumin Drini i bardhë të familjarëve tanë të cilët ishin mbledhur nëpër fshat dhe me kamion ishin dërguar tek lumi Dri në Krushë të Vogël.
Nisja bëhet në ora 09::90 tek rrethi me autobus dhe me makina private.
Ju lus gjithë juve që mund të vini, të veproni konform rekomandimeve të IKSHPK-së
Këshilli organizativ Krushë e Madhe & Krushë e Vogël