Pse CDC po merr në konsideratë që të shkurtojë ditët e vetë-karantinimit

0
86

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – një institut amerikan i shëndetit publik, pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore – po merr në konsideratë që të rekomandojë peridha më të shkurtra karantine.

Ky ndryshim është se në të vërtetë një lajm i mirë nga këndvështrimi i publikut, me mundësinë që ditët e vetë-izolimit mund të shkojnë diku midis 7 dhe 10 ditëve, në vend të 2 javëve.

Zyrtarë të tillë si drejtori i CDC Robert Redfield dhe një nga drejtuesit e agjencisë për Covid-19, Henry Walke, së bashku me zyrtarë të tjerë të shëndetit publik, e vlerësojnë këtë rekomandim në lidhje me sjelljen njerëzore.

“Ne mendojmë se nga puna që kemi bërë, nga disa nga studimet që kemi dhe të dhënat, tregojnë se mundemi që përmes testimit të shkurtojmë karantinat”, tha Walke në një intervistë me Wall Street Journal.

Më parë, duheshin ditë, ndodhta edhe javë, për të marrë përgjigjen e testit. Testimet janë duke u përmirësuar dhe një gjë e tillë po merret në konsideratë nga CDC në lidhje me vetë-izolimin. Testimet e shpejta me gjasë do të kenë ndikim pozitiv. Kujtojmë se ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh ditën e djeshme (25 nëntor) se testimet e shpejta do të përfshihen brenda dhjetorit.

Sipas studimeve, njerëzit e infektuar me koronavirus kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave. Në përgjithësi, një person quhet i parrezikshëm për të transmetuar virusin kur plotëson këto kritere:

– të kenë kaluar 10 ditë nga dita kur u shfaqën simptomat e para;
– të kenë kaluar 24 orë pa ethe dhe temperaturë si edhe pa përdorur medikamente për uljen e temperaturës.
– simptomat e koronavirusit të jenë në përmirësim.