Plaçkitet filiali i një banke në “Rrugën B” në Prishtinë

0
98

Sot në orën 05:30 të mëngjesit është plaçkitur filiali i një banke në “Rrugën B” në Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.

Sipas saj, dyshohet se plaçkitësit kanë përdorur mjet shpërthyes për ta dëmtuar bankomatin, të cilët në ikje e sipër kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të një personi (roje).

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”.