Stoltenberg: NATO vazhdon misionin në Afganistan, pavarësisht reduktimit të trupave amerikane

0
44

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kjo organizatë do ta vazhdojë misionin e saj në Afganistan.

Ai këtë e ka thënë pas një diskutimi që ka pasur me Presidentin e Afganitanit, Ashraf Ghani, transmeton Klan Kosova.

“Ne përkrahim procesin e paqes në Afganistan dhe si pjesë e tij ne vazhdojmë ta përshtatim praninë to atje”, është shprehur Stoltenberg.

“Pavarësisht reduktimit të trupave amerikane, NATO do të vazhdojë që të stërvisë, udhëzojë dhe të asistojë forcat afgane në luftën e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar”.