UEFA delegon gjyqtarë kosovarë për ndeshjen Kazakistan – Ishujt Faroe (U21)

0
75

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar në ndeshjen e ndërkombëtare të UEFA-së për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Kazakistanit dhe Ishujve Faroe.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “KazhimukanMunaytpasov” në Shymkent të Kazakistanit më 17 nëntor. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina dhe nga gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj.

Bazuar në protokollin e UEFA-së, gjyqtarët i janë nënshtruar testit për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.