Vullnet Sefaja, kryetar i klubit të basketbollit “Trepça” tregon për problemet që kanë klubet sportive në Kosovë

0
247

Vullnet Sefaja, këngëtar i grupit muzikor “Marigona”, tani edhe kryetar i klubit të basketbollit “Trepça” ka treguar për situatën në të cilën gjinden klubet sportive në Kosovë.

Sefaja ka treguar se vitin e kaluar klubi i hendollit “Trepça” ishte në rrezik të mbyllej pasi kishte problem të mëdha financiare.

Vullneti dhe shumë të tjerë ndihmuan këtë klub dhe zuri vendin e katërt , që u konsiderua si sukses për një klub që do të mbyllej.

Ai tregoi se situatën e njëjtë e kishte edhe klubi i basketbollit pas ca kohësh.

“E njejtën situatë erdhi edhe te klubi i basketbollit si rrjedhojë e mungesës së sallës për pesë vite, tash ka sallë që dy vite e gjysmë në Mitrovicë. Diaspora na ka ndihmuar si financiarisht por edhe me motivë, njerëzit e vullnetit të mirë ndihmuan 100 fëmijët që angazhohen në atë klub duke i ndihmuar që të mos hyjnë rrugëve të këqija dhe të përkushtohen në sport.”thotë ai.

Vullneti ka treguar se planifikojnë të hapin shkollë të basketbollit për këta fëmijë.

“Nëse unë i shoh fëmijët e mi mirë kam deshirë që edhe fëmijët e qytetit tim ku jam rritë dhe kam kalu pjesën time më të mirë të jetës t’i ndihmojë.Planifikojmë të hapim  shkollë të basketbollit njejtë siq e kemi hapur të hendbollit. Sukses për ne është me e hap shkollën me i mësu e trajnu  vajzat e djemtë e Mitrovicës me dal jashtë me e përfqësu Kosovën por në momentin që ata bëhën të suksessshëm obligim e kanë të kthehen të luajnë për Kosovën.”

Sefaja tregoi se një klubi i duhen 10 ose 15 mijë euro të organizohet mirë.

“Një klubit i duhen 10 15 mijë ëuro për më u organizu mirë  varësisht  prej situatave ku gjinden, Trepqes i është imponu pasi ishtë vonë  të merr basketbollist të huaj”.

Vullneti ka apeluar për ndihmë tek bizneset dhe njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë klubet sportive në Kosovë./oxygenpress.info