Gështenjat luftojnë ankthin, stresin dhe aneminë

0
131
Gështenja është një frut i thatë shumë i njohur dhe është veçanërisht i pasur me përfitime për shëndetin tonë. Eshtë një ushqim shumë i shijshem, i cili mund të hahet vetëm i gatuar, por edhe në formë reçeli dhe mielli. Gështenjat janë veçanërisht të pasura me karbohidrate komplekse, fibra, vitamina dhe minerale si kalium, fosfor, kalcium, magnez, hekur dhe selen.
Te japin ndjenjen e ngopjes:
Gështenjat janë veçanërisht të pasura me fibra dhe karbohidrate komplekse, prandaj ngrënia e vetëm një grusht na ndihmon të ndihemi të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.
Dhëmbët dhe kockat.
Kalciumi, fosfori dhe magnezi nga gështenjat na ndihmojnë të forcojmë dhe mbrojmë sistemin e kockave dhe dhëmbët.
Sistemi nervor.
Duke qenë të pasura me minerale dhe vitamina B, gështenjat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe ndihmojnë në parandalimin e ndryshimeve ose sëmundjeve neurologjike.
Pa gluten.
Mielli i gështenjës mund të zëvendësojë çdo lloj mielli tjetër me gluten, dhe është një mundësi e shëndetshme për celiakët dhe njerëzit me ndjeshmëri ndaj glutenit.
Zemra.
Si pothuajse të gjithë arrat, gështenjat janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore omega 6 dhe omega 3. Për më tepër, ato nuk përmbajnë kolesterol dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
Anemia.
Gështenjat janë veçanërisht të dobishme për parandalimin ose përmirësimin e rasteve të anemisë me mungesë hekuri, dhe simptomat shoqëruese të tilla si dobësia dhe lodhja kronike. Gështenjat janë të pasura me hekur dhe, kur kombinohen me fruta të pasura me vitaminë C, ato ndihmojnë në parandalimin e anemisë.
Ankthi dhe stresi.
Pasuria minerale e gështenjave na ndihmon të lehtësojmë ankthin dhe stresin, duke rivendosur gjendjen e mirë shpirtërore.