“As me fe, as me komb”

0
221

Nga Dush Gashi

Këto reagimet e islamistëve rreth postimit të Qëndrim Gashit nuk kanë asnjë lidhje me fenë. Po të kishin qenë këta besimtarë të vërtetë, së pari nuk do t’i sulmonin vlerat tona kombëtare (Nënë Terezën, Skënderbeun) dhe nuk do të nxisnin përçarje në baza fetare.
Besimtarët e vërtetë e çmojnë kombin e tyre.
Shqiptarët për nga natyra janë tolerantë ndaj besimeve të ndryshme, shihni në të gjitha lëvizjet kombëtare gjen ndër prijësit priftërinj e hoxhallarë pa dallim dhe myslimanë e të krishterë bashkë. Çështja e besimeve ndër shqiptarët kurrë nuk është shtruar si problem, pos kur është e nxitur nga jashtë.
Tash është ky ai elementi antikombëtar e antievropian, i bërë gati që eventualisht po hoqi dorë Evropa prej Ballkanit, atëherë dihet se kah shkojmë.
Por, fajin kryesor e kanë pushtetarët tanë. E para, se nuk kanë kriju shtet të qëndrueshëm, e të tilla Evropa nuk i do brenda saj. E dyta, kanë leju gjithëfarë ndikimesh, vetëm a bijnë para! Shihni ku janë ndërtuar disa xhami, në vende të zgjedhura me kujdes, prej ku e dominojnë pejzazhin, që vetëm duke i korruptuar pushtetarët kanë mundur të ndërtohen! Shihni pastaj se si i lejojnë altoparlantat e xhamive, që është një anakroni për kohën e sotme! Dhe këto sigurisht janë vetëm gjërat më të dukshme!