Ministre e Punës në Suedi, Eloa Johansson udhëton me tren dhe vijon të bëjë një jetë modeste

0
674

Suedezja po e pret trenin e natës që të kthehet në shtëpi pas punës. Darka për të është një sanduiç i blerë në platformë dhe buzëqeshja e saj tregon një person modest dhe të zakonshëm.

Bëhet fjala për Eloa Johansson, ministre suedeze teksa priste në stacion trenin për t’u kthyer në shtëpi, e cila për darkë po konsumonte një sanduiç të blerë në stacionin e trenit.

Johansson është ministre e Punës në Suedi. Pavarësisht postit që mban, ajo vijon të bëjë një jetë modeste, njësoj si qytetarët e zakonshëm të Suedisë. “Unë jam thjesht një punonjëse” thotë Ministrja Eloa.