MË NJIH PËRTEJ FJALËVE!

0
71

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në shënimin e 21 vjetorit të themelimit të saj, do të ekspozojë virtualisht punën artistike të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe grave/fëmijëve azilkërkues në Kosovë. Kjo ekspozitë virtuale do të shfaqë punime/produkte që këto kategori të ndjeshme shoqërore i kanë punuar gjatë aktiviteteve psiko-terapeutike. Shumë nga këto punime janë gërshetim i artit me ngjarje e histori traumatike të ndrydhura thellë në nën-vetëdijen e autorëve.
Modaliteti virtual i kësaj ekspozite, na ka mundësuar që këto punime të ekspozohon nga vendi ku janë punuar, në të cilin njëherësh mbahen edhe aktivitete të ndryshme psiko-sociale, duke e bërë këtë ekspozitë unike dhe origjinale.
Ekspozita do të publikohet online me datën 13 tetor 2020.
Ekzpozita është përgatitur nga QKRMT dhe realizuar nga trembelat dhe Lapsi360