Fabiana Bytyqi mposht Klaudia Ferenczi me vendim unanim

0
621

Fabiana Bytyqi ka shënuar fitore të rëndësishme në qytetin rezident Usti Nad Labem, duke mposhtur sllovaken Claudia Klaudia Bajnok Ferenczi me vendim unanim pas tetë raundeve.

Bytyqi e cila është kampione aktuale botërore në versionin WBC në kategorinë atom, zhvilloi këtë meç për të mbajtur formën e saj për sfidat që e presin në të ardhmen. Për shkak të pandemisë botërore, Bytyqi e kishte vështirë të mbroj titullin WBC Atom, ku kjo kategori numëron vetēm 38 boksiere, shumica nga Japonia dhe Meksika dhe procedurat ishin shumë të vështira e covid 19.

Prandaj kampionja jonë nga fundi i vitit nëse gjithçka normalizohet me pandemi atëhere boksierja jonë do të mbroj titullin e kampionit botëror.