Kosova edhe me një bashkësi fetare

0
132
Arkiv
Arkiv

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka miratuar plotësim ndryshimin e Projektligjit për Lirinë Fetare, ku është shtuar edhe bashkësia e Tarikateve.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se me këtë projektligj synohet të rregullohet statusi i lirive fetare.

“Me këtë projektligji synohet të rregullohet statusi i lirive fetare. Me ligjin në fuqi janë 5 bashkësi fetare në Kosovë….Me projektligj është shtuar edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës që ka 60 mijë anëtarë”, tha ndër të tjera, Selmanaj.