QKUK: Nuk ka më listë të pritjes për Rezonancë Magnetike

0
91

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është eliminuar lista e pritjes për Rezonancë Mangetike.

Pacientët, që kanë nevojë për këtë shërbim, do ta marrin brenda javës, pa pasur nevojë të presin për një periudhë të gjatë kohore apo të drejtohen në spitale private.

Për t’iu nënshtruar Rezonancës Magnetike, në vitin 2018 deri në fillim 2019, lista e pritjes ka qenë deri 1 vit.

Valbon Krasniqi, Ud.Drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, ka thënë se bashkë me stafin e ShSKUK-së, është duke u punuar që të reduktohen listat e pritjes edhe për shërbimet e tjera.