FB heq profile që dezinformojnë mbi presidencialet amerikane

0
46

Gjiganti Facebook ka eliminuar një rrjet të llogarive të rreme, të lidhura me agjentët rusë, të cilët sipas kompanisë kanë rekrutuar disa gazetarë amerikanë për të përhapur lajme të rreme drejtuar përdoruesve demokratë.

Për t’ia arritur këtij qëllimi autorët kanë përdorur 13 profile dhe dy faqe në Facebook që, në funksion të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, dezinformonin në lidhje me protestat që po zhvillohen në SHBA, në lidhje me fushatën elektorale të Joe Biden dhe Kamala Harris si edhe në lidhje me politikat e presidentit Trump.

Pas këtyre profileve, sipas ekspertëve fshihej e ashtuquajtura Agjenci e Kërkimit në Internet, me qendër në Shën Petërburg, që akuzohet se ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.