Sfidat dhe çështjet me rëndësi për avokatët dhe institucionet korrektuese në kohë pandemie

0
137

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, priti në takim, Kryetarin e Odës së Avokatëve, z. Behar Ejupi, Nënkryetarin e Odës së Avokatëve, Naim Rudari dhe Kryetarin e Degës Regjionale të Avokatëve të Prishtinës, z. Nasuf Hasani.

Në takim, u diskutua rreth sfidave dhe çështjeve me rëndësi për avokatët dhe institucionet korrektuese në kohë pandemie.

Gjatë takimit z. Thaçi, i njoftoi të pranishmit lidhur menaxhimin dhe masat e mara në parandalimin e pandemisë COVID–19 në institucionet korrektuese dhe atyre të paraburgimit, si dhe mbi gjendjen aktuale në përgjithësi në institucionet korrektuese.

E në anën tjetër, z. Ejupi, e përgëzoi, z, Thaçi për menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit. Tutje, gjatë takimit, z. Ejupi, kërkoi që në varësi të situatës dhe konform rekomandimeve dhe udhëzimeve për mbrojtje nga pandemia COVID-19, të mundësohet qasja më e lehtë për avokatët në institucionet korrektuese.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt ndërinstitucional, me qëllim të identifikimit dhe avancimit të të gjitha çështjeve, të cilat janë me rëndësi për të dyja institucionet.