Ministri Mustafa thekson rëndësinë e Shoqatës së grave fermere “Alba”

0
56

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti në takim përfaqësueset e Shoqatës së grave fermere “Alba”.

Në takim Ministri Mustafa ka theksuar rëndësinë e kësaj shoqate të grave fermere, të cilat na ofrojnë ushqime tradicionale dhe vendore në tavolinat tona, nga toka jonë.

Në anën tjetër, përfaqësueset e shoqatës së grave fermere “Alba”, kanë falënderuar ministrin Mustafa për mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim.