Hyn në fuqi Ligji për pandeminë, këto janë masat dhe gjobat për personat që nuk e respektojnë

0
103

Ligji për pandeminë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Në këtë ligj janë përcaktuar kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë, si dhe masat dhe ndëshkimet për personat që nuk i respektojnë.

Sipas këtij ligji personat që nuk vendosin maskën ose nuk e respektojnë distancën fizike, gjobiten me nga 35 euro.

Qytetarët që nuk e respektojnë ndalimin e qarkullimit dënohen me 200 euro.

Në ligj janë të parapara edhe dënime për personat që kryejnë aktivitete që janë të ndaluara në mjedise private dhe publike.

Me 2 mijë euro gjobë dënohet personi që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me 2000 euro.

Kushdo që është i dyshuar apo konfirmuar me COVID 19 mund të dënohet në rast se nuk e respekton izolimin dhe karantinën dënohet me gjobë prej pesëqind 500 euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim,