“Ata qenë aq pranë me njëri-tjetrin sa parapëlqyen vdekjen në vend të ndarjes”

0
319

Thënie të autorit Gabriel Garcia Marquez nga romani i tij “100 Vjet Vetmi”:

“Ai gërmoi kaq thellë në ndjenjat e saj sa në kërkim të interesit ai zbuloi dashurinë, për shkak se duke u përpjekur ta bënte atë ta dashuronte ai përfundoi vetë i dashuruar me të. Petra Kortes, nga ana e saj, e dashuroi atë gjithnjë e më shumë dhe ajo ndjeu se dashuria e tij për të u rrit dhe kjo qe qe arsyeja se pse ajo në fundin e vjeshtës filloi të besojë edhe një herë në supersticionin rinor që thotë se varfëria është skllavëri e dashurisë”.

“Pas kësaj ai bëri një përpjekje të fundit për të kërkuar në zemrën e tij vendin ku afeksioni qe kalbur, por nuk e gjeti dot”.

“Koha nuk po ecte… ajo po kthehej përqark…”

“Ata qenë aq pranë me njëri-tjetrin sa parapëlqyen vdekjen në vend të ndarjes.”

“dhe që të dy ata mbetën pezull në një univers të zbrazur ku i vetmi realitet i përditshëm dhe i përjetshëm qe dashuria”.

“Çfarë po thotë ai?” pyeti ai.

“Po thotë se është shumë i trishtuar,” iu përgjigj Ursulla, “për shkak se ai mendon se ti do të vdesësh.”

‘Thuaji atij,” tha koloneli duke buzëqeshur, “se një person nuk vdes kur duhet të vdesë por kur mund të vdesë.”

“Ai me të vërtetë kishte kaluar nga vdekja, por ai qe kthyer për shkak se nuk e duronte dot vetminë.”

“Shumë vite më pas, ndërsa ai përballej me skuadrën e pushkatimit, Koloneli Aureliano Buendia do të kujtonte atë mbrëmje të largët kur babai i tij e mori me vete për të zbuluar akullin…”

“Gaston nuk qe i vetmi dashnor krenar, me dituri dhe imagjinatë të pafundme, por gjithashtu ai qe, ndoshta, njeriu i parë në historinë e species që pati bërë një ulje emergjence që për pak sa nuk e kishte vratë atë vetë dhe të dashurën e tij vetëm për të bërë dashuri në një fushë me vjollca.”