“Marksi përsëri mbetet një personalitet shumë më i rëndësishëm se Napoleoni dhe Hitleri”

0
245
UNSPECIFIED - CIRCA 1865: Karl Marx (1818-1883), philosopher and German politician. (Photo by Roger Viollet Collection/Getty Images)

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, të 27 me radhë e ka Karl Marks.

OxygenPress.info në vazhdimësi do të sjell këto personalitete njërin pas tjetrit.

Nr. XXVII- Karl Marks
(1818-1883)

Karl Marksi, krijuesi i socializmit shkencor, lindi në vitin 1818 në Trir të Gjermanisë. I ati ishte avokat. Po ashtu, edhe Karli, në moshën 17-vjeçare u regjistrua në Universitetin e Bonit për të studiuar drejtësi. Më pas, kaloi në Universitetin e Berlinit. Doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Janskit. Marksi u mor me veprimtari gazetareske. Për një kohë punoi si redaktor në koleksionin “Rajnishe Cajtung”. Duke patur probleme për pikëpamjet e tij radikale politike, ai u largua nga Gjermania dhe vajti në Paris. Aty u njoh me Frederik Engelsin. Duke patur pikëpamje të njëjta politiko-shoqërore, miqësia e tyre u forcua mjaft dhe vazhdoi deri në fund të jetës së Marksit. Edhe pse ishin autorë të punimeve të veçanta, bashkëpunimi intelektual mes tyre ishte aq i ngushtë, sa që veprat e tyre mund të shihen si një e vetme e plotë. Ky është shkaku që Marksi dhe Engelsi janë vendosur nën emrin e Marksit, i cili vlerësohet (besoj me baza) si më i rëndësishëm nga të dy. Por, Marksin e përzuri edhe Franca. Kështu, ai vajti të jetonte në Bruksel. Aty, në vitin 1847, botoi veprën e parë “Mjerimi i filozofisë”.Pas një viti, së bashku me Engelsin, publikuan “Manifestin komunist”, vepër që ka patur një numër të madh që ka patur një numër të madh lexuesish. Më vonë, Marksi vajti në Këln, por pas disa muajsh u dëbua edhe andej. Atëherë, u strehua në Londër, ku mbeti deri në fund të jetës.

Në Londër, edhe pse punoi për një kohë të shkurtër si gazetar, Marksi kryesisht u mor me punë shkencore: shkroi libra për politikën dhe ekonominë. Në ato vite, familja e tij u mbajt me kursimet e Engelsit. Vëllimi i parë i “Kapitallit”, që është vepra më e rëndësishme e Marksit, u botua në vitin 1867. Dy vëllimet e tjera, në bazë të shënimeve të lëna nga Marksi, u përpiluan, redaktuan dhe u botuan nga Engelsi në vitin 1883.

Veprat e Marksit janë bazat teorike të komunizmit dhe socializmit. Gjatë kohës kur jetoi Marksi, praktikisht, në asnjë vend të botës nuk u realizuan idetë e tij. Por gjatë fillimit të shekullit XX në shumë vende të botës u krijua sistemi komunist, midis të cilave ne Rusi e Kinë. Ndërsa në një varg shtetesh të tjera, u shfaqën marksistë, që trembeshin të merrnin pushtetit në duart e tyre. Veprimtaria e partive marksiste që para themelimit të pushtetit përfshinte në duart e tyre. Veprimtaria e partive marksiste që para themelimit të pushtetit përfshinte agjitacionin, propagandën, vrasjet politike, terrorin, kryengritjet dhe pas themelimit të pushtetit, luftërat, represionet e zjarrta dhe pastrimet gjakësore – e ka mbajtur botën me dhjetëra vjet në trysni të vazhdueshme duke shkaktuar rreth 100 milionë viktima. Në shekullin e Marksit, nuk ka ekzistuar ndonjë filozof, që të ketë patur ndikim kaq të gjerë në botë. Mund të mendohet, siç mendoj edhe unë, që marksizmi është fatkeqësi politike dhe ekonomike, por pa dyshim që është një lëvizje e shënuar. Në thelb, shkaku i vetëm i mosvendosjes së Marksit më parë në libër, është fakti që merita, ose më mirë të themi faji i tij për çdo gjë që ka ndodhur në botë ndahet me figura të tjera, siç janë: Lenini, Stalini dhe Mao Ce Duni.

Ndoshta, Marksi meriton një vend më të lartë në libër. Por problemi është, se ku duhet të jetë ky vend? Edhe duke njohur ndikimin e madh të komunizmit në botë, lind pyetja për rëndësinë e vetë Marksit në kuadrin e lëvizjeve komuniste. Ardhja e pushtetit sovjetik në krye të lëvizjes komuniste ndërkombëtare asnjëherë nuk ka qenë lidhur ngushtë me veprën e Marksit. Marksi ka sjellë koncepte të tilla, siç janë Dialektika hegeliane apo Mbivlerat e çmimeve, që janë abstrakte dhe nuk kanë patur ndikim në praktikën e përditshme të pushtetit rus apo atij kinez.

Jo vetëm një herë është vërtetuar se teoria ekonomike marksiste është plot me gabime. Shumë nga pikëpamjet konkrete të Marksit janë të pasakta. Për shembull, ai parashikoi se punëtorët në vendet kapitaliste do të bashkoheshin gjithnjë e më shumë njeri me tjetrin. Por kjo nuk ndodhi. Ai gjithashtu, predikoi se borgjezia do të zhduket, se shumica e anëtarëve të saj do të shkrihen me proletariatin dhe se pak njerëz do të kalonin në klasën kapitaliste. Edhe kjo, gjithashtu ndodhi. Marksi besonte se me fuqizimin e mekanizmit, do të ulej ndjeshëm fitimi i kapitalistëve, parashikim ky që jo vetëm nuk u vërtetua, se ishte i gabuar, por ishte edhe budallëk.Të drejta, apo të padrejta, teoritë ekonomike të Marksit nuk kanë asgjë të përbashkët me ndikimin e tij. Rëndësia e një filozofi nuk përcaktohet nga drejtësia e pikëpamjeve të tij, por nga roli që ai luan në lëvizjen njerëzore. E parë në këtë vështrim, Marksi, pa dyshim ka ndikimin e vet të madh në lëvizjen njerëzore.

Lëvizjet marksiste, kryesisht, kishin katër ide themelore:
1. Pakica e njerëzve jetonin me pasuri materiale, ndërsa shumica e punëtorëve vuanin nga varfëria;
2. Që të mënjanohej kjo padrejtësi, duhej vendosur sistemi socialist, ku mjetet e prodhimit të ishin në duart e shtetit dhe jo të individëve të veçantë privatë;
3. Në rastet më të shumta, mënyra e vetme për vendosjen e një sistemi të tillë, ishte revolucioni:
4. Për ruajtjen e sistemit socialist për një kohë të gjatë, ishte e domosdoshme diktatura e partisë komuniste.
Tri idetë e para, padyshim, janë shfaqur shumë kohë përpara Marksit. Ndërsa e katërta, deri diku ka dalë nga ideja e Marksit për “diktaturën e proletariatit”. Por, qëndrueshmëria e diktaturës sovjetike është më tepër rezultat i praktikës së Leninit dhe Stalinit se i studimeve të Marksit. Ja përse, ndonjëri mbështet mendimin se ndikimi i Marksit lidhur me komunizmin ka qenë vetëm formal dhe jo real, ndërsa respektimi i filozofisë së tij vetëm maskë, përpjekje për të gjetur mbështetjen “shkencore”të ideve dhe politikës së tyre, që edhe ashtu ishin të pranueshme.

Edhe pse, pohimet e tilla përmbajnë të vërtetën, padyshim, idetë e Marksit janë shumë të fuqishme. Lenini, për shembull, jo vetëm që pohonte se kishte pranuar idetë e Marksit, por ai i kishte rilexuar dhe pranuar veprat e tij, madje kish besuar shumë se mund të udhëhiqej prej tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Mao Ce Dunin, e për shumë udhëheqës të tjerë komunistë. Ndoshta, idetë e Marksit të jenë kuptuar dhe interpretuar gabim. Po kështu, mund të thuhet edhe për idetë e Jezusit, Budës apo Muhamedit. Derisa, e tërë politika themelore e udhëheqësve marksistë është nxjerrë drejtpërdrejt nga mësimet e Karl Marksit, atëhere ai do të meritonte një vend më të lartë në libër.

Ndonjë ide e Marksit, psh. , vështrimi i interesant për “interpretimin ekonomik të historisë” do të mbetet dukshëm cilindrik edhe kur komunizmi të zhduket plotësisht. Një shekull, pas vdekjes, Marksi kishte më shumë se një miliard ithtarë, së paku formalisht. Kjo vërteton, se ai ka patur një numër shumë më të madh ithtarësh se kushdo filozof tjetër, si në aspektin e numrit absolut, ashtu edhe në përqindjen e popullsisë botërore. Kjo, u jepte shpresë shumë komunistëve (por,ishte shkak për frikë nga antikomunistët) se marksizmi në botë do të triumfonte plotësisht.

Në botimin e parë të këtij libri (1977) kemi shkruar: ”Edhe pse nuk është plotësisht e qartë, se deri ku do të arrijë komunizmi dhe sa gjatë do të qëndrojë, kjo ideologji do të rrënjoset fort në botë dhe do të ketë ndikim të fuqishëm edhe qindra vjet”. Ndërsa tani, është e qartë, se një vlerësim i tillë ishte i pabazë dhe pesimist. Komunizmi tashmë është hequr nga Rusia, nga ish republikat e tjera sovjetike dhe nga shunica e vendeve të besuara të ish Bashkimit Sovjetik. Roli i Marksizmit në këto vitet e fundit ka rënë me shpejtësi të madhe dhe kemi përshtypjen, se kjo rënie është e pakthyeshme.

Derisa është kështu, periudha e marksizmit në fuqi, ka zgjatur rreth një shekull, por jo me shekuj. Ja përse, ndikimi i përgjithshëm i Marksit është më i vogël sesa është vlerësuar në botimin e parë të këtij libri. Por, edhe kështu, Marksi përsëri mbetet një personalitet shumë më i rëndësishëm se Napoleoni dhe Hitleri.Ndikimi i këtyre dy të fundit ka qenë shumë më pak i qëndrueshëm se ai i Marksit, por edhe gjeografikisht me një shtrirje shumë më të vogël.

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, bën fjalë për jetën dhe veprën e 100 pishtarëve më në zë të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore.

Duke lexuar librin faqe pas faqe të shfaqen përpara syve beteja të rëndësishme luftarake, që kanë shkrirë fise e shtete e kanë krijuar perandori të mëdha, si ato të Romës, Persisë, Kinës etj; të shfaqen profetë, që me predikimet e tyre kanë zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore; filozofë e politikanë, që kanë krijuar e zbatuar sisteme të ndryshme politike-shtetërore: shkencëtarë e zbulues, që me arritjet e tyre kanë rritur mjaft mirëqenien njerëzore; mjekë e studiues të kësaj fushe, që me ndihmesën e tyre kanë dyfishuar jetën njerëzore; “lundërtarë” të ajrit e të tokës; na shfaqen shkrimtarë, piktorë e muzikantë, që kanë ndikuar në edukimin estetik të ndjenjave njerëzore – e të gjithë këta kanë jetuar në vende e kohë të ndryshme, që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Duke shpalosur jetën dhe veprën e pishtarëve më të mëdhenj të historisë, padashje, edhe vetë autori, Majkël Hart, është bërë një pishtar i tillë.
Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore. Për këtë renditje, autori ka patur vështirësi të shumta, pasi mjaft nga figurat kanë qenë të dyzuara: Në të njëjtën kohë kanë qenë filozofë, udhëheqës fetarë apo politikanë; mjaft të tjerë kanë qenë edhe shkencëtarë edhe shpikës e kështu me radhë.

Por, me kulturën dhe dokumentacionin që zotëron, Majkëll Hart ka arritur të bëjë një klasifikim të besueshëm duke argumentuar shkencërisht renditjen e çdo figure në libër. Megjithatë, ky klasifikim është subjektiv dhe për këtë na le shteg vetë autori. Në variantin e parë të botimit të këtij libri në vitin 1978, ndonjë figurë ai e ka renditur pak më lart, se në variantin e librit që kemi në dorë.

Autori ka përfshirë si zë më vete Marksin dhe Engelsin, vëllezërit Rajt (Vilburn dhe Orvil), Isabelën i me Fernando V për shkak të ndikimit të njëjtë dhe të veprimtarisë së tyre të kryer në të njëjtën kohë.

Në libër mbizotërojnë dy grupe: shkencëtarë me 31 veta dhe pushtetarë e udhëheqës ushtarakë 30 veta. Aty ka edhe dy gra, të dyja mbretëresha. Pjesa më e madhe e këtyre personaliteteve janë nga Evropa.

Për hir të ndikimit të fuqishëm te njerëzit në kohën e vet, autori nuk është shmangur dot edhe ndonjë figure negative, si ajo e Hitlerit, për shembull, për shkak të të cilit kanë humbur jetën mbi 30 milionë njerëz.

Pavarësisht nga kriteret, që ka përdorur autori për klasifikimin e këtyre figurave, rëndësia e pamohueshme e këtij libri qëndron në njohuritë enciklopedike që merr çdo lexues. Dhe në këtë aspekt, lexuesi shqiptar, i etur aq shumë për dije e kulturë, ka shumë për të përfituar nga ky libër.

Oxygenpress.info në ditët në vijim do të sjellin edhe personazhet e tjera, me rradhë janë Vëllezërit Rajt Vilbur dhe Orvil.