Reagim: Qytetarëve të komunës së Pejës nuk u ofrohet as shërbimi më elementar siq është testimi për Covid 19

0
58

Nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë

ISHP në Pejë në krye me udheheqesen e saj sot paska deklaruar si spikere para një tufe me letra se nuk qëndrojnë deklaratat tona në lidhje me gjendjen faktike në komunën tonê me Covid 19 dhe duke u nisur nga kjo deklarojmë se:

Ishp ne Pejë në vend se të meret me punën që i takon dhe në shërbim të qytetarëve vazhdon të sillet me papergjegjësi që nga fillimi i pandemise ndaj qytetarëve të komunës së Pejës duke mos u ofruar edhe shërbimin më elementar siq është testimi për Covid 19 .

Pohimet tona janë bazuara nē realitetin e përditshem që po kalojnë bashkëqytetarët tonë dhe nga përjetimet e tyre përkunder barres që po kanë me semundjen infektive duhet të presin në pafundësi për tu testuar nga Ishp në Pejë.

Janë me qindra raste flagrante që ju si institucion i beni si:

-testoni pacient dhjetë dite pas paraqitjes së simptomave ,

-testoni pacient dhe jepni rezultate të pasakta,

-testoni pacient dhe pas vdekjes ju kumtoni rezultatin e testimit,

-testoni pacient dhe asnjeherë nuk ju tregoni rezultatin me dokument dhe shumë e shumë tjera që i përjetojnë qytetarët tonë nga Institucioni juaj dhe nga ju.

Qytetarët tonë sot duan pëkujdesje shëndetësore në luftën me Covid dhe atë po e ofron në kapacietete të plota si Spitali i Përgjithshëm ashtu edhe Qendra Kryesore e Mjekesisë Familjare me gjithë rrjetin e saj anembanë teritorit të komunës ndërsa ju si Institut i Shëndetit Publik në Pejë nën udhëheqjen tuaj jeni shëndru në një ferr ndaj qytetarëve duke mos ju ofru shërbim duke i torturu për një ne testim dhe për përkujdes human.