Rrëfen nëna nga Krusha e Madhe, asaj do i mjaftonte të dinte ku i ka trupat e familjarëve

0
89

Sevdije Duraku nga Krusha e Madhe, rrëfen tmerrin e marsit të vitit 1999, që e përjetoi ajo, familjarët dhe shumica e banorëve të këtij fshati të Rahovecit.

Në rrëfimin e saj për serinë e dokumentarëve “Në Kërkim”, prodhim nga “Oxygen Productions”, Sevdije Duraku, flet për vrasjet, maltretimet dhe tmerrin që e përjetuan nga ushtria serbe. Tregon gjithashtu për fëmijët e saj, të cilët i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E në këtë rrëfim, flet edhe për vajzën, e cila pa dijen e saj, i ishte bashkuar luftës së UÇK-së.

Të gjitha këto ishin kuptuar nga ushtria serbe, ku më pas u hakmorrën. Ajo ende nuk din për fatin e pesë burrave të familjes dhe tetë personave tjerë, që ishin në shtëpinë e Sevdijes, në natën kur policia dhe ushtria serbe kryen krime çnjerëzore mbi ta.

Në këtë dokumentar, rrëfehet edhe Myzafere Duraku, e cila ishte së bashku me Sevdijen në natën e krimit mbi familjarët e tyre. Myzafere Duraku, ka treguar tmerrin që i përjetuan ato si gjatë luftës, po ashtu edhe sot e kësaj dite.

Flet edhe kryetari i fshatit Selami Hoti, ndërsa paraqitet edhe dënimi që ju dha serbit Darko Tasic 21 vjet pas luftës dhe u dënua vetëm 22 vite burgim./ oxygenpress.info