Nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë
Njoftim
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta infermierja nga Peja, Shkurte Geca, e cila ishte e prekur nga COVID-19.
Znj. Geca me përkushtimin më të lartë për 42 vite , deri në vdekje, i sherbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Pejës shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerës,kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Znj. Geca.
U prehsh në parajsë motër Shkurta🙏