Liqeni i Lepurit në Shëngjergj, alternativë për hiking dhe të apasionuarit pas sporteve

0
164

Liqeni i Lepurit në fshatin Shëngjergj, shumë pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një destinacion për të apasionuarit pas hiking.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot një fotografi nga ky liqen, ndërsa theksoi se “ky liqen veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e gjelbër e ujit të liqenit, por edhe nga pishat e larta, malet dhe gjelbërimi që përbëjnë kornizën e përsosur”.

“Kishit dëgjuar për të? Është një alternativë mjaft e mirë për hiking gjatë ditës së diel por më aventurierët dhe të apasionuarit pas sporteve mund të zgjedhin edhe biçikletën”, – shprehet Klosi.

Liqeni i Lepurit është i rrethuar nga pishat, malet dhe kodra dhe të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.

Vetëm 1 orë nga Tirana ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës.

Pasi ke përshkuar afro 22 km nga Tirana, në krah të majtë të rrugës për në Shërgjergj, ndodhet edhe Ujëvara e Shëngjergjit, një mrekulli nga pikëpamja e peizazhit./ATSH