Humb jetën prodekani i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë nga Covid-19

0
133

Nga Dr. Bakir Kelmendi
E nderuara familja Kelmendi, të nderuar kolegë dhe studentë,
Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të profesorit tonë të çmuar, Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi.

Profesori i nderuar, me punën, përkushtimin, kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm për disa dekada me radhë, la gjurmë të pashlyeshme në jetën akademike e publike në vend, ku u bë emër i respektuar, i cili nderohet dhe çmohet nga secili kolegë, student dhe bashkëpunëtor.

Duke bashkë ndjerë me familjen, miqtë dhe studentët, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit të çmuar dhe të respektuar, Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi.
Jeta dhe vepra e tij le të shërbejnë si mësim, për ne dhe gjeneratat e ardhshme.