Fatjona Hajdaraj, artiste unike e stilit realizëm në pikturë

0
667

Fatjona Hajdaraj, 17 vjeçare, veçohet për artin e saj unik.

Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Pejë, dega e Pikturës.

Për OxygenPress tregon se qysh në moshën e fëmijërisë ka pasur një interesim të veçantë për pikturën, e që më vonë interesimi i saj kaloi në diçka profesionale për të cilën studion tani.

“Secilën ditë piktura filloi të më hynte në zemër dhe fillova që ti përkushtohesha më shumë vizatimeve me laps – ku u frymëzova nga artistë të ndryshëm”, shprehet ajo.

Stili i artit mbi të cilin ajo punon portretet është realizmi ku përmes vijave të lapsit shfaq çdo detaj të punimeve./OxygenPress.info