Ku mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit !?

0
57

Nga Ujësjellësi Prishtina

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a.,

I publikojmë sërish adresat e sakta të pikave arkëtuese në Prishtinë dhe në komunat e tjera ku ne ofrojmë shërbime!

Paguani faturat e ujit dhe gjithnjë përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe vendosjes së maskës.

Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në drejtorinë e KRU,,Prishtina,,sh.a. rruga ,, Hazir Shala ,, lagja ,, Kalabria ,, në Prishtinë, pranë shërbimit të zyrës për konsumatorë, ku përveq pagesave ne iu ofrojmë edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa që ndërlidhen direkt me shërbime teknike dhe komerciale, etj.

– Pika e arkëtimit Rr. ,, Bajram Bahtiri ,, afër vendit të quajtur “ Hani i Dilit” në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit Rr. ,, Nazim Gafurri ,,( rrugës për Gërmi) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen ,, Bregu i Diellit ,, ( përballë furrës së bukës “Qerimi 2” ) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen ,, Dardania ,, blloku 9 B-3/3 ( prapa Xhamisë) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen ,, Aktash,, Rr.,,Gazmend Zajmi,, ( afër Kolegjit ” Iliria ”) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen ,, Arbëria ,, Rr. ,,Vicianum,, ( afër Komunës së re) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen,, Kalabria ,, Rr.,, Rexhep Krasniqi,, ( afër gjelltores” Te Nazi”) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen ,, Pejton ,, Rr.,, Robert Dol ,, në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në rrugën ” Agim Ramadani ” ( te vendi i pensionerëve) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen ” Mati 1” në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në lagjen “ Ulpiana” ( në objektin e Bashkësisë Lokale) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në rrugën” Ilir Konushevci” ( afër komunës së vjetër) në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në rrugën “ Fahri Fazliu” në Prishtinë,

– Pika e arkëtimit në rrugën “ UÇK ” ( përballë “ Procredit Bank) në Prishtinë.

Obiliq, Rr. Adem Jashari,, pikë e arkëtimit,

Graçanicë, Rr.,,Car Llazar,,

Drenas, Rr.,, Besim Mala ,,dhe në Komoran, Rr,, Mentor Morina,,

Podujevë, Rr.,, Zahir Pajaziti ,, dhe Rr.,, Hakif Zejnullahu,,

Fushë Kosovë, Rr. ,,Dardania,, dhe Rr. ,,Tahir Zemaj,, te Komuna,

Shtime, Rr.”Tahir Sinani” te Komuna dhe Rr.,,”Isa Boletini”, nr. 5,

Lipjan, Rr.,,Hamëz Jashari,, afër PTK-së.

Sa i përket institucioneve financiare dhe mikrofinanciare, pagesa për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit mund të bëni edhe si vijon;

Të gjitha filialet e Bankave Komerciale të Republikës së Kosovës, Posta e Kosovës, Moneta, Capital Ria, WesternUnion, Union Net dhe Vllesa.