Gastronomët e Gjakovës përkujdesen për mjekët kujdestarë, çdo natë ju dërgojnë ushqim

0
81

#GASTRONOMETGJAKOVE
Çdo natë do të përkujdesemi për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në Gjakovë, të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar Spitali i Përgjithshëm Gjakovë
Edhe pse si gastronomë jemi shumë të dëmtuar nga masat dhe rregulloret e reja, ne e kuptojmë rrezikun që na kanoset dhe me mundësitë tona me rotacion do të përkujdsemi për heronjtë tanë 💙💙
Shujta për sonte korrik u mundësua nga specialitetet e Shtëpia e peshkut Oktapod dhe pije nga N’pyll 😷💪
Ju lutem të keni kujdes në zbatimin e rekomandimeve dhe bashkë të adaptohemi në normalitetin e ri ku në çdo lëvizje/dalje apo aktivitet të kemi parasysh që:
✅ BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
✅ RESPEKTIMI I DISTANCËS SOCIALE!
✅ RESPEKTIMI I HIGJIENËS PERSONALE!