Kjo është Fjolla, që maskën e përdori 3 vite, shkak shëndeti

0
117

3 Vite me maskë, nuk e heq dot derisa të mos më duhet më♦️

Nderkohe qe po ndodhesha ne fakultet ne nje dite nga ditet e javes se kaluar per provimin e radhes, nje kolege e imja erdhi te une, me pershendeti dhe mezi e liroi frymen, e me pas filloi te fliste tutje:
🔻Fjolla, gjate gjithe keta muajve kohe pandemie, te kam kujtuar ty.
U habita pak dhe e pyeta se cila ishte arsyeja?!
Ajo vazhdoi: po Fjolla! Une prej se te njoh ty, ti gjithmone e barte masken dhe asnjehere nuk je ankuar se po te bezdis ose dicka tjeter ne kete menyre, madje edhe atehere kur ti i ke bartur 2 njera mbi tjetren, ne dite vere +36 e dite dimri -10grade Celcius…
Ti ishe motivimi e forca qe une te mbaj ate keto dite pandemie pa marr parasysh se fillimi ishte i veshtire…
Ishe ajo qe me bere te kuptoj rendesine e asaj qe kaq shume po kerkohet te perdoret ditet e fundit.

Nuk dita cka t’i them tjeter vec asaj se nevoja te detyron te besh shume gjera, te durosh shume per te pare veten dhe te tjeret mire, per te mbrojtur veten dhe te tjeret ne menyre te mire…

E une jo vetem se e kam pas obligim, mirepo as nuk e kam pas merzi te mbaj ate tash e 3 vite, duke marr per baze faktin se ajo do te me mbroj si nga ndotja e ajrit, viruset e thjeshta, e edhe nga ky i fundit per te cilin eshte me se e thjeshte mbrojtja dhe parandalimi i perhapjes se semundjes.
Madje, vlene te ceke se asokohe ka qene shume e veshtire sepse te rralle ishin ata qe vendosnin nje te tille, kisha paragjykime cdo te dytin hap qe hedhja e fjale nga me te rendat nga populli yne, por qe asnjera nuk me ka ndaluar mua ta ruaj veten, duke i ditur pasojat e mosbartjes…
Une e dija se askush nuk do te shtrihej ne spital per mua, nese do te infektohesha qofte nga ndonje virus i thjeshte…

E keshtu, duke i ditur gjerat e rrezikshme, jo te mira per shendetin tone dhe familjareve tone, une sot e asaj dite apeloj per rregulla strikte sepse nuk eshte nje pune qe s’behet. Eshte nga me te lehtat qe duhet vepruar sot ne kete gjendje jo te mire per vendin tone…

Ky postim ka per qellim vetdijesimin dhe kuptimin e rendesise se bartjes se nje maske!

P.s, bashkengjitur gjeni fotograne time para dy viteve, ku mund te vereni qarte dhe mbishkrimin qe kam vendosur ne nje nga mijera maskat qe kam perdorur: “Patience in my soul”- Durimtare ne shpirtin tim, thenie kjo qe me frymezon te barte ate derisa te behet mire e ne te lirohemi nga kjo pandemi globale…

Nga gjithe kjo dua dhe t’iu jap nje mesazh: ⏬
KRAHASOJINI KETA 3 MUAJ PANDEMI ME 3 VITE SEMUNDJE TIMEN, NGA ATO SEMUNDJET 3 HERË ME TE RENDA SA VET KY VIRUS, MBASE DO TE MOTIVOHENI PER DURIM NDAJ TEJKALIMIT TE SITUATES…

Fjolla Kastrati
13.7.2020