Kim Mehmeti: Nuk mungojnë zëra që bëjnë përpjekje ta mohojnë dhe ta heshtin të vërtetën për masakrën e Srebrenicës”

0
114

Nga Kim Mehmeti

“Ushtarët serbë vranë 8000 burra e djem boshnjakë, edhe atë duke i marrë nga duart e ushtarakëve evropianë, që kishin ardhur t’i mbronin myslimanët e Bosnjës!

Edhe sot, 25 vite pas këtij gjenocidit në Srebrenicë, vrasësit e joserbëve, në shoqërinë serbe, trajtohen si heronj!

Pra edhe sot, nuk mungojnë zëra që bëjnë përpjekje ta mohojnë dhe ta heshtin të vërtetën për masakrën më çnjerëzore të ndodhur në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Më në fund, nuk është e panjohur se jo gjithmonë dhe, jo njësoj, kjo botë ka ndje dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave! Pastaj, nëse nuk je popull që ka forcë ta imponojë të vërtetën e vet, atëherë kotë e ke të shpresosh se bota rrotullohet rreth boshtit të së drejtës e të së vërtetës si dhe, reth boshtit të dhembshurisë ndaj viktimës!”