Dëshironi dhëmbë të shëndosh? Ja çfarë nuk duhet konsumuar

0
299

Që të keni dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur janë disa ushqime që duhet konsumuar, e disa të tjera jo.
Mjekët preferojnë disa prej tyre, por edhe limitojnë disa të tjera.

Ja më poshtë disa nga këshillat e doktor Agim Dobruna, Poliklinika Dobruna.

Ai këto këshilla i jep pa asnjë përfitim përmes grupit Poliklinika Dobruna në rrjetin social facebook.

Ja disa nga to:

Lëngu i portokallit ndonëse është i shëndetshëm, ai përmban përqendrim të lartë të acidit citrik që mund të shkaktojë erozion të smaltit të dhëmbëve në rast të konsumimit të sasive të mëdha.

Qumështi dhe produktet tjera të qumështit janë të pasura me kalcium dhe ndihmojnë në mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm. Preferohet një filxhan qumësht çdo ditë.

Keni parasysh, sasia e tepër e kafes dhe çajit mund të njollosë dhëmbët tuaj.

Karota vepron si ‘gërryes natyral” i dhëmbëve duka larguar pllakun bakterial nga dhëmbët. Gjithashtu mineralet që gjinden në përbërje të karotës ndihmojnë asgjësimin e baktereve dhe parandalojnë kariesin e dhëmbëve.

Sheqeri ‘fton’ bakteret e padëshiruara në gojën tuaj, sa më shumë sheqer që është prezent në ushqim aq më shumë rritet rreziku nga bakteret në gojë.