MPJD: Bëni kujdes gjatë kalimit tranzit në Serbi!

0
159

Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë,
Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë.

Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar.