Sot ditëlindja e Inva Mulës, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare

0
213

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila për së gjalli arriti të gëzojë suksese të mëdha në fushën e muzikës, sot feston 57 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Mula u lind në Tiranë më 27 qershor të vitin 1963 nga babai Avni Mula dhe nëna me origjinë ruse Nina Mula.

Nuk është e pazakontë që arti bartet përmes gjeneve të familjes, e tillë ka qenë edhe historia e familjes Mula. Avni Mula, babai i Invës, një muzicient e kompozitor i njohur, ndërkaq në anën tjeter Nina Mula, nënëa e saj, një soprano e jashtëzakonshme.

Ajo filloi karrierën e sopranos në një moshë shumë të vogël. Koncertin e saj të parë e dha kur ishte 5 vjeç.

Në moshën 16 vjeçare ajo merr mësime nga e ëma e saj, zonja Nina Mula. Më vonë diplomohet si soprano në Akademinë e Arteve në Tiranë ku interpreton Violetën e Traviatës, performancë kjo që do të përsëritet disa herë në rolet e mëpasshme. Ky rol i hap dyert e Teatrit të Operës në Tiranë ku ajo këndon për 5 vjet me rradhë si soliste. Aty interpreton rolet e Rozinës tek “Berberi i Seviljes”, Mimi tek “Boheme”, Xhilda tek “Rigoletto”, si edhe këndon në opera të kompozitorëve shqiptarë.

Që nga viti 1992 ajo zhvendoset në Francë. Triumfon në 1993 në konkursin “Placido Domingo” dhe që aty fillon një bashkëpunim të ngushtë me maestron e madh. Pikërisht këtu fillon karriera e saj ndërkombëtare, fillimisht në operën e Avignon, pastaj Los Angeles, Bonn, ëashington, Chicago e Neë York. Bashkëpunime të mëtejshme me emra të mëdha në fushën operistike si me baritonin Leo Nucci apo maestron Ricardo Muti në teatrin e la Scales në Milano i hapin rrugën suksesit të saj të mëtejshëm në Itali. Ajo ftohet të këndojë Violetën për hapjen e teatrit Arcimoldo në Milano, sukses ky që i sjell angazhime të tjera në Itali.

Së bashku me bashkëshortin e saj Etem Ramadani ata kanë thirrur në jetë edhe fondacionin e quajtur “Hi Classic”, për të ndihmuar talentet e reja në fushën e artit. Por Inva megjithëse jeton jashtë shtetit është më e pranishme se kurrë pranë shqiptarëve të kudondodhur në botë. Deri më sot Inva ka marrë shume çmime si edhe dashurinë e mbarë publikut, si shqiptar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe kënget e saj janë bërë moto e mbarë gjeneratave.