Rama Lahaj me këngën “Kthehu rini”: Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje

0
173

Ramë Lahaj ka zgjedhur këngën “Kthehu rini” për të interpretuar në shqip pas shumë kohësh.

Tenori Ramë Lahaj ka publikuar versionin e tij të këngës ‘Kthehu rini’ të kënduar nga Sinan Vllasaliu vite më parë.

Statusi i tij:

Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë.
Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar.
Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!
Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak.
Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje.

Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël!

Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon.

I juaji përgjithmonë
Rame S. Lahaj