Ministria e Financave me mbështetje të USAID organizon takimin virtual me FMN-në dhe përfaqësuesit e bizneseve

0
59

Pandemia COVID-19 dhe masat e përmbajtjes që e shoqërojnë kanë ndërprerë aktivitetin ekonomik dhe kanë ndikuar negativisht në financat e Q​everisë. Të hyrat fiskale po bien ndjeshëm, dhe shpenzimet po rriten për të përmbushur shpenzimet shëndetësore dhe për të siguruar mbështetje ekonomike.

Përkundër këtij historiku, Ministria e Financave dhe Transfereve organizoi sot një forum virtual për të diskutuar sfidat e vazhdueshme dhe të ardhshme të politikës për Kosovën. Në këtë forum murrën pjesë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Forumi virtual u mbështet nga USAID/Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe politikat për të siguruar qëndrueshmërinë e financave publike, dhe për mënyrat se si sektorët privat dhe publik mund të kontribuojnë në fillimin e rritjes. Ministri i Financave, Besnik Bislimi paraqiti performancën e fundit të të hyrave dhe shpenzimeve dhe parashikimet e rishikuara për vitin 2020. Kishte konsensus midis pjesëmarrësve për nevojën e përcaktimit të pritjeve reale për hapësirën fiskale të disponueshme për çdo mbështetje shtesë buxhetore.

Shefi i misionit të FMN për Kosovën, Gabriel Di Bella, u pajtua që pandemia krijon sfida domethënëse fiskale dhe se këto sfida janë të ndërlikuara nga tkurrja e madhe ekonomike që pritet për ekonominë globale. Ai theksoi nevojën për të përmirësuar rreziqet fiskale, për të forcuar transparencën, veçanërisht në shpenzimet e lidhura me COVID dhe për të rritur efikasitetin e shpenzimeve.

Panelistët më tej thirrën për formalizimin e rritur të forcës së punës dhe pajtueshmërinë e taksave, dhe diskutuan sfidat me të cilat përballen kompanitë për të siguruar vazhdimësinë e biznesit gjatë bllokimit dhe për të rifilluar operacionet pasi që të hiqen kufizimet. Pjesëmarrësit theksuan edhe rëndësinë e përkushtimit të vazhdueshëm për qeverisjen e mirë, rritjen e sektorit privat, uljen e korrupsionit dhe mobilizimin e të hyrave të vendit. Ata gjithashtu theksuan se është thelbësore që qeveria të krijojë një klimë të favorshme për biznesin, por edhe për sektorin privat që të zhvillojë aktivitete biznesi zyrtarisht dhe hapur. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rifillim të zgjatur të rritjes pas pandemisë.